Mbyllja e tërësishme e Jugohromit do të ishte vetëm zgjidhja e gjysmës së problemit me ndotjen në Tetovë. Kështu vlerësojnë nga Eco Guerilla. Arianit Xhaferi vlerëson se pas mbylljes së Jugohromit, në muajin mars, ajri ka qenë dukshëm më i pastër nga periudha e njëjtë e viteve të kaluara.
“Një muaj kemi patur ndotje mesatare më të ulët nga ajo që lejohet, derisa lejohet 50 mikrogram në metërkub të kemi grimca PM 10 ne gjatë marsit kemi pasur 39. Kjo sigurisht që është si rrezultat i mosfunksionimit të Jugohromit, të cilën gjë e kemi thënë shumë herë më parë, të cilën gjë e kemi vërtetuar shumë herë më parë duke publikuar matjet e ministrisë së mjedisit, tha Arianit Xhaferri nga Eco Guerila.
Sipas Xhaferrit nga Eco Guerrilla deponitë nëpër qytet dhe zgjedhja e çështjes me transportin publik duhet të jenë tashmë çështje prioritare të autoriteteve që ndotja e ajrit të ulet në minimumin e mundur.
“Vazhdojmë të presim që siç na u premtua deri në fund të prillit të dislokohet deponia nga hyrja e qytetit, tashmë presim edhe autobusët të cilët kurrë nuk na erdhën, sepse siç e shihn i edhe evtë tetova ka një fluks të madh të makinave që qarkullojnë në rrugtë n ë munges të transportit publik dhe siguriosht që presim dhe kërkojmë nga shërbimet komunale të lahen dhe rrugët dhe mos presim vetëm shiu ti lagë dhe t’ua prezantojë ujin rrugëve tona me plot pluhur”, theksoi Xhaferri.
Arianit Xhaferri nga Eco Guerilla thotë se autoritetet lokale duhet të gjejnë zgjidhje edhe për ngrohjen gjatë sezonit të dimrit pasi ndotja më e madhe bëhet edhe nga ngrohja me dru e qytetarëve. TV SHENJA vizitoi sot përsëri deponinë e krijuar tek ura në hyrje të qytetit, dhe edhe pas dy javëve ajo mbetet në gjendje të njëjtë. Ndryshimi i vetëm që bie në sy ishte heqja e disa mbeturinave të vjetra dhe hedhja e sërishme e mbeturinave të tjera. Ne kërkuam përsëri prononcim nga Komuna e Tetovës, por kryetarja Teuta Arifi dhe përfaqësues të zyrës për informim përsëri ishin të pakontaktueshëm. Madje të kapshëm nuk ishin as nga Ndërmarrja komunale.
Jugohromi mbyllet, por problemi i ndotjes së… by tvshenjaofficial