Draftligji për Аrsim të Lartë mbetet njëra nga çështjet më të rëndësishme, çështje të cilën ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e arsyeton dhe mbron në çdo paraqitje publike. Ndonëse ditë më parë tha se drafligji i përmirësuar të premten do të publikohet në ener, sot deklaroi se ligji i qasshëm për publikun do të jetë nga e hëna dhe më pastaj i njëjti do të shkojë në procedurë qeveritare.
MARKETING
Janevska tha se janë pranuar numër i madh i vërejtjeve, të cilat sipas saj kanë qenë konstruktive.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT
“Kemi pranuar shumë vërejtje të cilat kemi vlerësuar se janë konstruktive, diku kemi bërë edhe lëshime të mëdha pavarësisht është lëshim teknik apo edhe më i përgjitshëm, kemi pranuar, një punim më pak për magjistraturë, një punim më pak për doktoraturë. E ulëm garancinë bankare për privatët. Kritere të reja siç kërkuan për realizimin e ciklit të tretë po edhe shumë vërejtje të tjera, kemi pranuar”
E pyetur nga TV Shenja, Janevska tregoi se a është e sigurt që edhe pas rikonstruimit të Qeverisë do të vazhdojë të mbetet ministre e Arsimit. Tha se një vendim i tillë i takon kryeministrit Mickoski por, u shpreh e sigurt që në përditshmëri punon për zhvillimin e shtetit.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT
“Është mandatari, respektivisht kryeministri e propozon Qeverinë. Partia ka strukturat e saja që me vëmendje ndjekin dhe punojnë në të mirë të shtetit dhe propozojnë funksione të caktuara. Nuk varet vetëm nga un, ose aspak nga un, a do të më ndryshojnë ose jo”
Ndonëse nuk është e sigurt për pozitën e saj si ministre, Janevska është e sigurt që Ligji për Arsim të Lartë do të kalojë edhe filtrin e Qeverisë po edhe do të miratohet në Kuvend. Ndërkaq, është kryeministri Mickoski ai që ka paralajmëruar se në mes majit dhe qershorit do të ketë rikonstruim në Qeveri dhe nga pozitat ministrore do të largohen ministra të caktuar, pa përmendur emra konkret.
Mevludin Imeri /SHENJA/

