Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve, dhe shpreson se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të dalë para gjykate për secilin veprim që dyshohet.
“Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike që nuk janë publikuar. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, partia qeverisës ka qëndruar në pushtet. Me veprime kriminale, shantazhe dhe vepra të tjera kriminale i kanë shantazhaur finansierët, firmat në Maqedoni në mënyrë që të fitojnë para të cilat u duheshin për të qëndruar në pushtet”, tha Prokurorja Speciale Katica Janeva.
Janeva i përmbahet prezumimit të pafajësisë teksa flet për Gruevskin, derisa të ketë verdikt gjyqësor për lëndë konkrete.
“Ne doemos duhet t’i parashtrojmë akuzat tona por megjithatë vendimi për dënim ose lirim i mbetet gjykatës. Ne jemi vetëm prokuror. Puna jonë e vetme është që të mbledhim prova për veprime të caktuara kriminale të personave të caktuar. Duhet theksuar se misioni jonë është se të gjithë janë të barabartë para ligjeve në Maqedoni”, tha gjithashtu Janeva.
Katica Janeva foli edhe për punën e saj të përditshme gjatë dëgjimit të bombave, duke e ilustruar “dëgjimin e bisedave telefonike të disa personave” si punë shumë të lodhshme. Janeva uroi që mandati i saj të vazhdohet dhe apeloi deri tek qytetarët që kanë në duar ndonjë provë e cila dëshmon veprime kriminale, që t’ia dorëzojnë.
Janeva: Pres që Gruevski të dale para drejtësisë by tvshenjaofficial

