Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, forca policore sot në mëngjes kanë kryer bastisje në shtëpinë e 39 vjeçarit K.Gj. nga Shkupi, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht dhe kanë zvarritur deputetin dhe kryetarin e LR-PDSH-së, Zeadin Sela. Më pas, policia ka arrestuar personin në fjalë, si dhe babanë e tij, 68 vjeçarin C.Gj.
“Bastisja është kryer në ora 06:00 për shkak të dyshimeve se personi K.Gj. ka kryer veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’ në bazë të nenit 385 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Nga bastisja, janë gjetur dhe konfiskuar atlete me njolla që i ngjajnë gjakut, veshmbathje dhe tre telefona celularë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritetet dyshojnë se personat në fjalë kanë hyrë në sallën ku mbahej konferenca për shtyp, kanë sulmuar fizikisht deputetin Zeadin Sela dhe më pas kanë tërhequr zvarrë atë. Gjithashtu, nga MPB njoftojnë se edhe një person tjetër, 37 vjeçari I.K., dje është marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj Zoran Zaevit dhe ndaj të punësuarve të sigurimit. MPB njofton se kundër personit në fjalë do të ngritet padi penale për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtar në kryerjen e detyrës”.
Ja detajet nga arrestimi i sulmuesve të Selës by tvshenjaofficial

