Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes konstitutive me 62 vota “për”, pa të përmbajtura dhe kundër, i zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në votim rreth kësaj pike nuk morën pjesë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
Në këtë seancë: Kryetar i Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski,
Zv/kryetar Zoran Iliovski,
Anëtarë: Antonio Milloshoski,
Kërsto Mukoski,
Daniella Rangellova,
Dimitar Stefananxhija,
Bllagica Llasovska,
Goran Misovski,
Damjan Mançevski,
Petre Shilegov,
Muhamed Zeqiri,
Ivana Tufegxhiq,
Xhevat Ademi,
Zeqirija Ibrahimi.
Ndërkaq me 98 vota “Për” deputetët mbyllën edhe seance e tretë me pikën e vetme të rendit të ditës, formimin e trupave të përhershëm të Kuvendit, me iniciativë e përfaqësuesve të tre partive parlamentare, Goran Misovskit, Ejup Alimit dhe Ilija Dimovskit.
Seanca për zgjedhje të Qeverisë e cila ka filluar dje, duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatë, ku duhet të votohet propozimi i vendimit të mandatarit Zoran Zaev, me më së paku 61 vota./Almakos