Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në një intervistë për televizionin nacional të Kroacisë HTV, ka thënë se Zaevi është i frikësuar se nuk e ka përmbushur atë që është pritur nga ai. Sipas tij, Zaev është futur në një lojë të huaj nga e cila nuk mund të dal dhe tani ai bën gabime.
“Kur është njeriu i frikësuar bën gabime. Këto gabimet e tij tani po e sjellin në një gjendje më të rëndë nga ajo që kur filloi këtë, kur dëshiroi nëpërmjet incizimeve të cilat, siç thotë ai i ka marrë nga shërbime të huaja të rrëzoj Qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitimet”, ka deklaruar presidenti Ivanov.
Ivanov më tej gjatë intervistës thekson se lideri i LSDM-së, 67 nënshkrimet nga partitë shqiptare i ka marrë duke qenë i kërcënuar që të pranoj platformë të përgatitur në shtet të huaj.
Thelbi i deklaratës së partive shqiptare tha Ivanov, është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull.
“Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke. Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbët kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me deklaratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, ka shtuar ai.
Në pyetjen se a mund që BE t’i ndihmoj Maqedonisë në zgjidhjen e krizës politike, Ivanov tha se në Këshilli i Ministrave është e hapur çështja e Platformës së Tiranës, por për të nuk flitet publikisht, por një gjë është shumë e dukshme shtoi Ivanov se situata për momentin është e komplikuar si asnjëherë më parë.
(VIDEO) Ivanov: Zaev është i frikësuar by tvshenjaofficial