Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk do ta ketë të lehtë të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se presidenti i vendit, Gjorgje Ivanon dhe VMRO DPMNE ta probletamizojnë çështjen. Profesori universitar, Qashif Bakiu, thotë se fakti që presidenti kërkoi që përveç nënshkrimeve të deputetëve, liderët të cilët pretendojnë të jenë mandatar, duhet t’i ofrojnë edhe programin e qeverisjes, tregon se pritet ndonjë element i ri apo ndonjë skenar i ri.
“Një veprim i cili del jashtë kornizave të ingerencave të presidentit Ivanov. Megjithatë, unë mendoj se në këtë rast, mekanizmat për të vepruar janë shumë të pakta, të paktën në bazë të ingerencave të cilat i ka presidenti por, nga ana tjetër edhe gjëra të papritura jashtë ingerencave në Maqedoni është e pritshme. Sidomos, kur dijmë se presidenti në shumë raste ka vepruar si president partiak dhe jo so president i gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha profesori universitar, Qashif Bakiu.
Ndërkohë, analisti Nano Ruzhin, thotë se duke pasur parasysh përvojën e deritanishme, Ivanov njihet si njeri i cili di të bëjë veprime që befasojnë opinionin.
“VMRO paralajmëroi se do të bëjë gjithçka që të mos shkoj në opozitë, nga ana tjetër Ivanov është i njohur për veprimet e tij janë të befasishme dhe mund të pritet gjithçka. Edhe pse në bazë tëKushtetutës ai nuk i ka ato kompetenca”, tha analisti Nano Ruzhin.
Megjithatë, Bakiu dhe Ruzhin shprehen optimistë, duke thënë se kësaj here Ivanov dhe VMRO nuk do ta kenë të lehtë të realizojmë skenarët e tyre.
“Nuk mendoj se presidenti Ivanov do të ishte përpjekur të bëjë një diçka të tillë dhe të vendoj në rrezik një proces i cili është i monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, nga miqtë ndërkombëtar, nga SHBA dhe BE. Një skenar i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm për vendin dhe nuk dua ta besoj se do të ishte përpjekur të shkoj kundër vullnetit të shumicës. Në momentin që një mandatar siguron vullnetin e shumicës në atë rast të gjitha skenarët mendoj se bien poshtë”, theksoi profesori Bakiu.
“Jam optimist sepse mendoj se VMRO DPMNE dhe anëtarësia e saj nuk kanë më energji dhe nuk kanë motivim. Ata shijojnë benefitet e Qeverisëpër 11 vjet. Ajo është një turmë e njerëzve që kanë lejuar vetes shumë përfitime madje edhe me pravpavijë kriminale dhe për këtë mendoj se nuk mund ta ngritin turmën madje edhe po të organizojnë të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, të blejnë njerëz dhe kështu me radhë”, theksoi analisti Ruzhin.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, pas marrjes së nënshkrimeve të BDI-së, Lëvizjes Besa dhe LR PDSH, ka siguruar shumicën e nevojshme për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re.
Teuta Buçi /SHENJA/
“Ivanov nuk do t’ia japë lehtë mandatin Zaevit” by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico

