Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kësaj mbrëmje është penguar të futet në një kafene për të inspektuar, ndërsa më pas është vërtetuar se brenda lokalit ka pasur mysafir, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një kryetar i një partie politike, e që dyshohet të jetë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.
Këtë e bëri të ditur para mediave Udhëheqësja e Sektorit të Inspektorati mbikëqyrës të sektorit të Shkupit, Meri Proja Prodanovska.