Një 31 vjeçar, i punësuar në shkollën e Manastirit, dyshohet për pornografi fëmijësh. Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë, pas një njoftimi të Policisë Federale Australiane, që i’a dha autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, përmes të cilit u zbulua 31 vjeçari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale “Prodhim dhe distribuim të pornografis me fëmijë. Për të, Gjykata Themelore e Manastirit ka dorëzuar propozim për caktim të masës së paraburgimit.
MARKETING
Prokuroria Themelore Publike
“31 vjeçari i dyshuar, i cili ka qenë i punësuar në institucionin arsimor, në periudhën nga prilli i vitit 2024 dhe deri më 1 prill të vitit 2025 në pajisjet kompjuterike të cilat i ka përdorur në shtëpi, ka blerë për vete dhe ka poseduar material me pornografi me fëmijë”.
Prokuroria shton se po ndërmerren edhe veprime të tjera në Shkup dhe disa qytete, me qëllim kontrollimin e detajuar të të gjitha njoftimeve të marra.
Procedura njoftojnë ata, është rezultat i veprimeve parahetimore të ndërmarra nga Prokuroria Publike në koordinim me SPB Manastir dhe Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale Shkup, të cilat u vunë në lëvizje pas një njoftimi nga Policia Federale Australiane, e cila kohë më parë kreu një aksion për të zbuluar faqet e internetit përgjegjëse për shpërndarjen e imazheve dhe videove që përmbajnë materiale abuzimi me fëmijë.
Shërbimet australiane kanë realizuar një operacion për të zbuluar përdoruesit e adresave IP që u përpoqën të hynin në një ose më shumë nga faqet e internetit, gjatë të cilit u identifikuan disa përdorues të regjistruar unikë, adresat e tyre të email-it dhe IP-së, disa prej të cilëve ishin në Republikën e Maqedonisë, për të cilat i’u dërgua edhe një njoftim autoriteteve hetimore.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


