Përqindje e madhe e fëmijëve në vendin tonë janë analfabet funksional, kështu thotë drejtori Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Petar Atanasov duke u bazuar në hulumtimet e instituteve ndërkombëtare.
MARKETING
Sipas Atanasov, kjo nuk mund të eleminohet si fakt në rast se mësuesit nuk punojnë në mënyrë më aktive dhe në rast se nuk ndryshohet metoda se si mësuesit punojnë me fëmijët dhe nxënësit.
PETAR ATANASOV – DREJTOR I IHSPJ
“Nëse mbështetemi në analiza relevante që bëhen nga organizata ndërkombëtare si ECD dhe UNESCO, del që kemi përqindje të madhe të fëmijëve që janë analfabet funksional. Kjo nuk mund të ndryshohet derisa nuk ndryshohet mënyra se si punohet me fëmijët. Arsimi dhe programet arsimore janë proces, por derisa mësuesi ose mësuesit nuk kanë rol më aktiv dhe nuk punojnë me fëmijët, kjo nuk mund të arrihet”.
Duke u bazuar në rezultatet e një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, Atanasov thotë se interesimi për mësim dhe lexim bije brez pas brezi.
Atanasov deklaron mes tjerash se nxënësit e klasave më të ulëta do të kenë rezultate edhe më të dobëta në testimet ndërkombëtare kur të arrijnë në klasën e tetë.
PETAR ATANASOV – DREJTOR I IHSPJ
“Duhet të punohet në kontuinitet, fëmijët duhet të dëgjojnë, lexojnë, duhet të tregojnë, të flasin, të debatojnë, të shkruajnë, por edhe duhet të mësojnë se si të japin qëndrimin apo mendimin e tyre personal. Fëmijët duhet të mësojnë të mendojnë përmes diskutimeve për të gjetur zgjidhje. Ata, në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë, nuk do të mësojnë asgjë nga një tekst i lexuar dhe i përsëritur“.
Sipas Atanasov, nxënësit më shumë janë të interesuar të qëndrojnë në telefona për të shikuar video se sa për të mësuar e lexuar. Hulumtimi tregon se 62% e fëmijëve që ndjekin mësim në klasën e tetë preferojnë video materialet që u servon interneti para leximit.
Mevludin Imeri /SHENJA/

