Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit Amerikan pёr Evropё dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, ka shpejtuar ardhen e tij në Shkup si dhe ka zgjatur agjendën e qëndrimin të tij. Diplomati amerikan pritej të vizitojë Maqedoninë më 1 maj dhe të qëndronte vetëm një ditë, ndërsa sot zyrtarisht njoftuan nga ambasada e SHBA-ve në Shkup se Hoyt Yee do të ateroj në Shkup të dielën dhe do të qëndrojë për dy ditë. Risi e kësaj vizite do të jetë po ashtu edhe takimi me presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov, nga kabineti i të cilit ditë më parë patën thënë se nuk ka kohë të takojë zyrtarin e lartë amerikan. Përveç Ivanovit zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan do të takojë edhe kryeparlamentarin e posazgjedhur, Talat Xhaferin dhe liderët politik të vendit.
“Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017. Zёvendёs ndihmёs sekretari Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane.
Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit Yee do tё jep deklaratё pёr media pasditen e 1 majit pas përmbylljes së të gjitha takimeve në Shkup.
Hoyt Yee përshpejton vizitën, nesër është në Shkup by tvshenjaofficial

