220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi. Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli mjekësor në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë darka e punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy orë më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to janë paraqitur simptome të helmimit vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe të ngjashme. Pjesa më e madhe e punonjësve janë pranuar në klinikën e Tetovës, kurse 23 punonjës janë transferuar për shërim në spitalin e Gostivarit.
“Dyshohet helmim prej ushqimi ose ndonjë helmim, të cilën ne pasi u paraqitën rastet i kemi paraqitur në institutin për shëndet publik, i cili në koordinim për Agjencinë për Ushqim dhe inspekcionin sanitar ata veç më kanë dalur në terren dhe janë duke punuar në atë. Pritet që të dalin rezultatet se çfarë në realitet kanë ndodhur”, tha drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi.
Rasti në fjalëështë duke u hetuar edhe nga Prokuroria Publike e Tetovës.Nëpërmjet një komunikate me shkrim, nga kjo prokurori kanë informuar se së bashku me Sektorin e Punëve të Brendshme dhe inspekcionet kompetente janë duke bërë ekspertizë në këtë kompani.
“Në mëngjes nga ana e spitalit të Tetovës jemi informuar se në këtë spital janë sjellë 200 njerëz të helmuar, të punësuar në kompani. Sipas informacioneve të para, të punësuarit janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë rreth orës 1 sot në mëngjes, ndërsa pas dy orëve janë ankuar nga simptomet e para: dhimbje në bark, vjellje dhe marramendje. Shumica e të helmuarve janë mbajtur në spitalin e Tetovës ndërsa një numër i vogël janë dërguar në spitalin e Gostivarit për të bërë shërim sa më të shpejtë”, thonë nga Prokuroria Publike-Tetovë.
Personat e helmuar pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për shërim shtëpiak me përjashtim të njërit prej tyre, të cilit po i bëhen akoma kontrolle mjekësore në spital.
Helmimi i punëtorëve në Tetovë, ja të gjitha… by tvshenjaofficial