“Në mënyrë arbitrare u hoq nga rendi i ditës interpelanca e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovskit, të inicuar nga deputetët e Frontit Evropian”. Kështu reagoi deputeti nga grupi parlamentar i Frontit Evropian Ilir Hasani, pasi një ditë më parë kjo interpelancë nuk u pranua të jetë pikë e rendit të ditës. Sipas tij, ky veprim është pa precedent, i rrezikshëm institucional dhe godet drejtpërdrejt funksionimin demokratik të Kuvendit të RMV-së. Ndërsa, për arsyetimin e Kuvendit për të mos e vendosur në rend dite, Hasani tha se justifikimi është qesharak dhe është juridikisht i paqëndrueshëm dhe politikisht hipokrit.
Ilir Hasani, deputet i Frontit Evropian
“Deputetët e shumicës njëherë bëjnë interplancë për Këshillin Gjyqësor, cili gjithashtu është pjesë e pushtetit gjyqësor dhe pastaj në të njejtën kohë thonë se nuk bënë të bëjmë interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese se ai na paska qenë prap pushtet gjyqësor, pushteti tretë. Na e nënvlerësojnë inteligjencën”.
Me 60 vota “pro”, deputetët votuan që të mos debatohet interpelanca e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, me inicim të deputetit Boban Karapejovski nga ZNAM, me arsyetimin se “nuk dëshirojnë të marrin pjesë në dhunën juridike ndaj Kushtetutës”.
Emine Ismaili /SHENJA/