Xhevdet Hajredini, ekonomist dhe ish ministër i Financave, në një intervistë për Almakos ka folur për politikat ekonomike të qeverisë dhe për efektet pozitive në ekonomi nëse do të zgjidhej çështja e emrit me Greqinë.
Hajredini akuzon qeverinë e Zaevit se kopjon propagandën grueviste për të parqitur si të suksesshme politikat e tij ekonomike.
Ai kritikon edhe marrjen e kredive nga qeveria, e cila nuk sqaron opinionin se në çfarë projektesh planifikon t’i investojë paratë.
Sipas tij, prishja e kontratës me kinezët për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër mund të kushtojë me shtrenjtë se sa të rinegociohej marrëveshja.
Në intervistën për emisionin “Pa Teklif” me Naser Selmanin, Hajredini ka folur edhe për rolin negativ të BDI-së dhe Ali Ahmetit për procesin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ali Ahmeti po pengon reformat për të shpëtuar veten dhe Gruevskin”, ka thënë Hajredini në këtë intervistë ekskluzive për Almakos.
Sipas tij, BDI nuk ka politikë kadrovike, sepse për ministra emëron njerëz pa kurrëfarë përvoje pune.
“Ministrat e BDI shkojnë në dasma me makina zyrtare dhe shpenzojnë paratë publike nëpër restorante”, akuzon Hajredini.
Të gjitha këto dhe çështje tjera me interes për zhvillimin ekonomik të vendit dhe politikat e partive shqiptare, ndiqni bisedën me ekonomistin Xhevdet Hajredini.