Komisari për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Johanes Hahn të martën do të vijë në Shkup, së bashku me tre eurodeputetët Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flenkeshtajn, ka vërtetuar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
“Ata do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e gjithë partive politike, si dhe me presidentin Ivanov. Ata do ta përsërisin porosinë e fuqishme të BE-së të respektohet rezultati zgjedhor dhe të mundësohet që proceset demokratike të rrjedhin dhe sa më shpejt të formohet Qeveri e cila do të vazhdoj të implementoj Marrëveshjen e Përzhinos”, ka thwnw Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së.
Ajo ka kujtuar se dje në samitin e gjashtë liderëve të Ballkanit në Sarajevë, Hahn ka ripërsëritur nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe ka paralajmëruar për rrezikun nga nxitja e tensioneve, përfshirë edhe marrëdhëniet ndëretnike me deklarata që mund të prishin marrëdhëniet ndëretnike.
Në pyetjen se a po përgatitet “Përzhino 3”, Kocijançiq theksoi se qëndrimi i Komisionit është që Marrëveshja e Përzhinos duhet të implementohet tërësisht.
“Vlerësojmë se përpos gjërave që duhen të ndodhin është që Marrëveshja e Përzhinos, ashtu siç e dini, duhet të zbatohet”, ka shtuar Maja.
Kujtojmë se komisari Hahn pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të mos dhënë madantin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar Qeveri, ka reaguar duke thënë se në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen.
Enis Murtezi /SHENJA/