Pak orë pasi përfundoi konferenca për media e PPS, u paralajmëruar konference në selinë e VMRO-DPMNE-së, shkruan Almakos.
Të mbledhur në sallën qëndrore, prisnin përfaqësues të mediave dhe anëtare të VMRO-DPMNE-së.
Edhe pse nuk dukej kur hyri në sallë, në formë batute u dëgjuan disa” Shhht” dhe më pas nga duartrokitjet ritmike të anëtarëve të VMRO-së u kuptua se në sallë kishte hyrë lideri i tyre.
Gruevski tha se partia e tij është sulmuar dhe se është shënjestër , pasi të gjitha rastet lidhen me VMRO-DPMNE-në dhe se nuk bëhet fjalë për zbatim të drejtësisë, por për drejtësi politike. Sipas tij, ai nuk frikësohet nga drejtësia e PPS, por nga ajo e historisë. Gruevski tha se duan të thyejnë VMRO-në për dobësimin e Maqedonisë.
Konferenca e plotë
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1739999259374252/
Evi Shkopi
Almakos.com