“Do të duhej t’ju vije turp të parashtroni pyetje të tilla”. Ishte kjo një pjesë e përgjigjes së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, ndaj pyetjes së gazetarëve se si i komenton incizimet ku ai shihet se si përshëndetet me njerëzit të cilët ishin pjesë e sulmuesve dhe nëse ai konkretisht ishte i sulmuar.
“Marrëzi ordinere dhe spekulim. Do të duhej t’ju vije turp që të parashtroni pyetje të tilla. Sipas logjikës suaj edhe Sheqerinska e përshëndet njërin nga sulmuesit edhe Zoran Zaevi e përshëndet njërin atë që proteston. Sipas asaj logjike, nëse do të ketë prekur kushdo qoftë aty. Po, isha i sulmuar nga ana e protestuesve dhe për këtë arsye jam këtu, prandaj në inçizime tregohet dhe shihet ajo”, tha deputet i BDI-së, Artan Grubi.
Ai ishte i thirrur nga ana e Prokurorisë Publike Themelore, të deklarohet në cilësinë e të dëmtuarit në ngjarjet në Kuvend më 27 prill.I pyetur se ku ka qenë kryetari i BDI-së atë ditë, dhe përse nuk ishte i pranishëm në sallë, Grubi tha se ajo që ka ndodhur më 27 prill, ka qenë iniciativë paraprake, sipas informatave paraprake se diçka po përgatitet.
“Ajo që ndodhi më 27 prill, ka qenë iniciativë paraprake. Vlerësim i përbashkët i zotëri Ahmetit dhe kryetarit Zaev ka qenë si dhe e shërbimeve të sigurisë, ka qenë që zotëri Ali Ahmeti të mos jetë në sallë kur do të zgjidhet kryetari Talat Xhafer, prandaj kemi pasur informata se po përgatitet skenar, i cili ka pasur për qëllim që të dëmtojë kohezionin ndëretnik në vend dhe të shkaktojë konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por për fat të mirë nuk lejuam që një skenar i tillë të realizohet”, tha Grubi.
Ai bëri apel që Prokuroria Publike të mos u dorëzohet presioneve politike dhe, siç tha ai, të veprojë në pajtueshmëri me ligjin, ndërkaq personat që kanë marrë pjesë në turmë, sipas tij, duhej të marrin mësim sipas ligjit, që askush më të mos guxojë të bëjë një gjë të tillë. Grubi shtoi se VMRO DPMNE duhet që sa më shpejtë ta pranojë realitetin e ri dhe të sillet si opozitë konstruktive në Kuvend.
Grubi ofendon gazetarët për përqafimin me… by tvshenjaofficial

