Gjuha shqipe – përdorimi dhe mos përdorimi i saj ështē bërë mollë sheri mes pozitës dhe opozitës. Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari kritikoi Kuvendin për shkelje ligjore dhe mos përdorim të shqipes.
RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN
“Materialet nuk janë të përkthyera ka një kohë të gjatë që materialet nuk përkthehen në gjuhën shqipe dhe ne e kemi adresuar këtë si problematikë edhe deri tek shërbimet edhe deri tek ju si kryetar i Kuvendit. Të gjitha materialet të cilat janë vendosur sot në rend dite në seancë, nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Të gjitha të na dorëzohen neve si deputet që të mundemi për të njejtat të diskutojmë”.
Ajdarit i reagoi kryetari I Kuvendit Afrim Gashi.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
Të gjitha materialet janë të përkthyera në gjuhën shqipe, të gjitha materialet janë të përkthyera në gjuhën shqipe, të gjitha materialet janë të përkthyera, mos më detyroni ta them një milion herë.
Kritikë për shqipen dhe mos përdorimin e saj drejtë kryeparlamentarit Gashi kishte edhe deputeti tjetër opozitarë, Rijad Shaqiri.
RIJAD SHAQIRI, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“Materialet që vijnë nga Qeveria duhet të jenë në mënyrë të thuktë precize në gjuhën shqipe. Në memorandumin e Qeverisë që del prej arkivës së Qeverisë së RMV-së, titulli thotë, Republika është e Maqedonisë së Veriut, kisha dashtë ju si kryetar i Kuvendit ti reagoni Qeverisë dhe të mos pranoni kësi lloj materialesh. Ja ku e keni, po ua jap si dëshmi ta keni”
Edhe për Shaqirin, Gashi kishte përgjigje.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Çdo material që vjen, përkthehet në gjuhën shqipe pastaj hyn në procedurë ndodh ndonjëherë që seancë pleanre përshkak se materiali vjen më shpejtë, njëherë bëhet në Maqedonisht pastaj përkthehet, shërbimet e sjellin njëherë maqedonishten, pastaj përkthehet dhe unë kërkova sot, brenda kësaj pause që të rregullohet kjo çështje. Ose ti sjellin të dya në të dy gjuhët ose të mbetet materiali vetëm në e-parlament”.
Kjo nuk është hera e parë që deputetēt shqiptar pjesë e opozitës kritiojnē pushtetin për mos respektim tē ligjit të gjuhëve, respektivisht për mos përdorim të gjuhës shqipe.
Mevludin Imeri /SHENJA/


