Në rrjetin social Fejsbuk së fundmi është publikuar një video në të cilën dëgjohet se si edukatorja fyen fëmijët pasi që ata nuk pushojnë së qari. Autorja e videos thotë se atë e ka inçizuar para një kopshti i cili gjendet në Gjevgjeli.
“Nuk e di se sa është duke u dëgjuar, por ja çfarë ndodhë mbrapa shpinës së prindërve nga edukatorë me përvojë shumë vjeçare të punsuar në çerdhe. E qara zgjati për dy orë, kurse ajo në vend se ti qetësoj ju drejtohej me qen, lopë, dhe çka jo tjetër. Unë nuk dija nëse të hy dhe ta rrah atë, nuk dija çfarë të bëj së pari. Zemra mu coptua fëmij të vegjël të durojnë atë torturë. Frikshme dhe e shëmtuar. Përndryshe, kopshti gjendet në Gjevgjeli në Rrugën Ilinden “ka shkruar autorja e cili këtë video sot e ka shpërndarë në profilin e saj në Fejsbuk./Almakos