Gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregukllave të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt.
MPB
“1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë sanksionuar 475 këmbësorë. Numri më i madh i kallëzimeve për kundërvajtje janë për parkim jo të rregullt – 5 746 kundërvajtje”.
Ndryshe, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara gjatë fundjavës ,zyrtarët policorë në të gjithë sektorët e punëve të brendshme të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së kanë lëshuar gjithsej 1.278 urdhërpagesa, ndërsa 126 shoferë janë konstatuar pa patentë shoferi, 4 janë gjetur nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, siç thonë nga MPB, janë shënuar 238 shkelje për tejkalim të shpejtësisë, 79 persona nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, 37 drejtues mjetesh kanë përdorur celularin, 14 kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe janë sanksionuar për kundërvajtje pesë këmbësorë.
Anida Murati /SHENJA/