Tejkalimi i shpejtësisë, drejtim i automjetit pa patentëshoferë, vetura të paregjistruara, kalim në semafor të kuq, janë disa shkelje të komunikacionin që ka bërë që kjo fundjavë do të mbahen mend gjatë për shoferët të cilët kanë thyer rregullat e komunikacionit, pasi policia gjatë ditëve 14, 15 dhe 16 shkurt, ka shqiptuar 3.142 gjoba, që i bie mesatarisht nga e premtja deri të dielën mbi 1000 gjoba në ditë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këto dënime kryeson, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sipas treguesve statistikorë, shkeljet e shpejtësisë janë më të shpeshtat, me gjithsej 1498 shkelje, kundrejt 535 urdhërpagesave të dhëna për parkim të paligjshëm. Gjithashtu, ajo që është veçanërisht e rëndësishme për analizë është fakti se gjatë fundjavës është rritur numri i drejtuesve të automjeteve pa patentë shoferi-247, si dhe shoferëve të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit – 111. Gjithashtu, janë shqiptuar 153 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe janë zbuluar 58 automjete të paregjistruara që marrin pjesë në komunikacion”.
Nga MPB gjithashtu sqarojnë se mbi 400 shoferë të automjetëve kanë tejlauar shpetësinë e lejuar jashtë vendbanimeve, ndërsa afro 500 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vendbanime.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME
“Vëmendje të veçantë, nëpërmjet një plani të veprimit të përgatitur më parë, iu kushtua kontrollit të rregullave për respektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, dhe si rrjedhojë e rezultateve të atyre kontrolleve të radarit të dielën në territorin e shtetit u evidentuan 429 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes jashtë vendbanimit, dhe 488 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim. Si epilog i kësaj janë lëshuar 870 urdhërpagesa dhe 47 paralajmërime me shkrim”.
Gjithashtu gjatë fundjavës siç informojnë nga MPB, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilën një person e ka humbur jetën, si dhe kanë ndodhur katër aksidente të tjera komunikacioni në të cilat gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore (dy vozitës, dy bashkëudhëtarë, një motoçiklist dhe një këmbësor.
Samir Mustafa /SHENJA/