Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, kanë vizutuar Universitetit Ndërkombëtar “Vision”, nga ku Limani premton se nëse fiton besimin e qyetarëve për të udhhequr me Gostivarin, do të ofrojë mbështetje të pa rezervë për arsimin.
VALBON LIMANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit”.
Ndërkaq, kandidati i koalcionit VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, ka shpalosur sipas tij, dëshmi se si ish kreu i kësaj komune, Arben Taravari, ka keqpordorur buxhetin e komunës, për të cilën, Bejta thotë se të njejtën rrugë e ka vazhduar edhe Valbon Limani.
NEVZAT BEJTA, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
“Tenderi prej 500 euro për shtruarjen e pllakave të bekatonit. Kompania e cila i ka marrë, nuk është kompani e Gostivarit, për shkakë se, qoftë Taravari apo Limani nuk kanë bashkëpunuar me kompanitë e Gostivarit, që i kemi shumë kompani, të cilat janë shumë të përgaditura në mënyrë profesionale dhe punojnë me standarde, për shkakë se ata nuk kanë dashur që ti vjedhin parat e qyetetarëve të Gostivarit”.
Fushatën për zgjedhjet lokale e kanë vazhduar edhe kandidatët për kryetar të komunës së Vrapçishtit. Kandidati i AKI-së, Isen Shabani, në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi, nga ku njoftoi se ka takuar banorët e fshatit Negotinë.
ISEN SHABANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E VRAPÇISHTIT
“Sonte u mbajt një takim me banorët e Negotinës, ku mbështetja dhe besimi i tyre u shpreh fuqishëm. Ky besim dhe kjo përkrahje janë garancia e fitores sonë të përbashkët”.
Ndërkohë, Zulhajrat Demiri, i cili do të garojë po për këtë komun, nën llogon e koalicionit VLEN, ka gjatë ditës së djeshme ka qendruar në Vrapçishtë nga ku kanë bërë edhe hapjen e shtabit.
ZULHAJRAT DEMIRI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E VRAPÇISHTIT
“Atmosferë fituese në fshatin Vrapçisht, ku sonte e hapëm shtabin lokal për zgjedhjet e 11 janarit. Në çdo vendbanim të komunës sonë po gjejmë përkrahje të fuqishme për ndryshim dhe zhvillim të Vrapçishtit.Më 11 janar vulosim të ardhmen tonë, duke rrethuar numrin 5”!
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Qendër Zhupës dhe Mavrovës Rostushes, do të përsëriten më 11 janar, pasi në zgjedhjet e rregullta në 19 tetor në këto komuna nuk u arritë censusi.
Samir Mustafa /SHENJA/


