Ish drejtori i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski, ish drejtori i qendrës për komunikim të VMRO-së Ilija Dimovski dolën para prokurorëve të Prokurorisë Speciale.
As Kotevski, as Grujovski e as Dimovski nuk deshën të proconohen për financimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave për çka dyshohen. Ivo Kotevski kërkoi të shohë provat me të cilat ngarkohet, por nuk lëshoi mundësinë të cilësojë PSP-në si filialë e LSDM-së e cila i del në ndihmë gjithmonë kur ka nevojë partia.
“Kërkuam ti shohim dëshmitë pasi sot nuk na u prezantua asnjë dëshmi, sigurisht nëse ekzistojnë. Nga ajo që mund të shohim deri tani, nga veprimet e PSP, si një përfundim i përgjithshëm mund të thuhet se ky trup punon ekskluzivisht si një filialë e LSDM-së. Shohim se Zoran Zaev dhe LSDM kanë premtime të mëdha për qytetarët dhe e pritshme është që të vazhdojnë me porositë politike ndaj PSP-së për persekutim të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së”, ka deklaruar Ivo Kotevski, i dyshuar.
Kotevski nuk u përgjigj se ku është lideri i tij Nikolla Gruevski i cili është i dyshuari kryesor për pastrimin e parave dhe financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së.
Ilija Dimovki ironizoi ardhjen e tij duke thënë se e kanë thirrur se flet shumë në Kuvend.
“A e dini përse ju kanë thirrur Dimovski?
Sepse flas shumë, për shumë të folur, për shumë diskutime të cilat duket se dikujt nuk i kanë pëlqyer” , tha Dimovski.
Ftesa për marrje në pyetje ka edhe për Nikolla Gruevskin, Ilija Dimovskin, Kirill Bozhinovskin, Martin Protugjerin e të tjerë, por gjoja se Nikolla Gruevski është jashtë vendit për pushim afro një javor.
Të premten e kaluar në objektin e Speciales u panë ish kryeministri teknik Emil Dimitriev, kryetarja e unionit të grave të VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe ish ministri i Transportit Mile Janakievski.
Rasti “Talir” ve në dyshim financimin e paligjshëm të partisë VMRO DPMNE dhe pastrimin e parave nga disa funksionarë. Duke hyrë në PSP u pa edhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski e cila ishte thirrur në sajën e të dëmtuarit pasi vite me radhë i ishin përgjuar telefonat në mënyrë të paligjshme.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Funksionarët e VMRO-së në PSP për rastin “Talir” by tvshenjaofficial