Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë në Shkup, në ora 00:01 foshnja e parë e lindur në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025 është një foshnjë djalë. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Aleksioska Papastiev tha se foshnja e posalindur quhet Jakov, dhe thekson se ai është në gjendje të mirë shëndetësore me peshë 3190 gram dhe 50 centimetra i gjatë. Po ashtu informoi se edhe nëna e foshnjes, Sanja Talevska është në gjendje të mirë shëndetësore.
IRENA ALEKSIOSKA PAPASTIEV, DREJTORESHA E KLINIKËS SË GJINEKOLOGJISË
“Nëse dita dihet nga mëngjesi. Mund të them se do të kemi me të vërtet vit të frytshëm dhe me bereqet, sepse vetëm një sekondë pas Vitit të Ri, në atë momentin më të lumtur ne kryem lindjen e Jakovit, në botë erdhi një djalë me peshë të lindjes 3kg 190g, 50cm dhe dhe “apgar score” 8-9. Këtë fëmijë e lindi zonja Sanja Talevska”.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ishte ishte për vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, ku takoi nënën dhe foshnjën e parë që lindi në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025. Taravari po ashtu theksoi se në të njëjtën minutë, disa sekonda më vonë, në Gjinekologjinë e Çairit ka lindur një vajzë.
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Sipas gjitha gjasave do të jetë vit me bereqet 2025-ta, sepse në një minutë kanë lindur dy fëmijë. I pari këtu në Klinikën e Gjinekologjisë, për detajet foli drejtoresha. Për disa sekonda në minutën e njëjtë është lindur një vajzë në Klinikën në Çair dhe shpresoj që prej këtu të shkojmë atje ta shohim nënën dhe fëmijën”.
Kjo foshnjë solli emocioe të shumta tek familjarët e saj duke i dhënë më shumë kuptim vitit që sapo ka filluar. Anida Murati /SHENJA/