Ministri i Financave në largim, Kirill Minoski, pretendon se kasa e buxhetit ka shkallë të lartë të likuiditetit dhe se në llogari ka mjete të mjaftueshme. Sipas tij, viti i kaluar është përmbyllur me sukses për ekonominë e vendit.
“Vitin e kaluar kur e morëm fletë-obligaacionin kemi përmendur se mjetet do të shfrytëzohen për financimin e nevojave të buxhetit në vitin 2016 dhe 2017. Jemi kritikuar disa herë për ato mjete, u tregua se viti është përmbyllur me sukses. Njëkohësisht deficiti buxhetor për vitin 2016 ishte 2.7% gjë gjithashtu nënkuptonte kursime për buxhetin”, tha ministri i Financave, Kiril Minoski.
Minoski nuk ka shprehur shumë optimizëm se Qeveria e re do të mund t’i realizoj politikat ekonomike që i ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore.
“Nuk kemi hapa konkret për atë se si do të realizoheshin masat për rritjen e pagave minimale. Gjithashtu është paralajmëruar se do të ketë ndryshime në tatime, vendosja e tatimeve progressive, megjithatë unë do ta lija të shohim fillimisht ajo Qeveri të vijë, të zgjidhet dhe të shohim çfarë politika ekonomike do të zbatoj, sepse në bazë të asaj që është në programin me të cilën e përfaqësuan në periudhën zgjedhore, nuk kam informata të mjaftueshme se çfarë politika do të zbatojnë”, theksoi Minovski.
Ai po ashtu pretendon se Ministria e Financave ka bërë mjaftueshëm për konsolidimin fiskal dhe menaxhimin e borxhit publik.
Teuta Buçi /SHENJA/
Flet ministri i financave në largim: Qeveria e… by tvshenjaofficial