Eurodeputeti i social demokratëve evropian në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn, gjatë debatit të zhvilluar në këtë institucion me temë “Kriza demoratike në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë se është i zhgënjyer nga zhvillimet politike në Maqedoni. Ai ka kërkuar edhe sanksione për disa persona nga Maqedonia, ndërsa ka porositur se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të tentojë me demokraci” në lidhje me zgjidhjen e krizës sëgjatë politike nëvend.
“Po, jam i dëshpëruar në lidhje me atë se si të dilet nga kjo situatë. Përgjigjja është të tentojmë me demokraci. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion të përbërë nga 67 persona, atëherë ata duhet të fitojnë mundësi për formimin e Qeverisë. Ndërsa nëse ajo nuk funksionon, atëherë do të sugjeroj të votohet për të tjerët herën e ardhshme”, tha Knut Flekeshtajn.
Ai më tej ka thënë se askush në Bashkimin Evropian nuk e mbështet politikën e VMRO DPMNE-së si dhe ka deklaruar se votuesit duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë për demokraci.
“Siç e dini, VMRO DPMNE nuk dëshiron të tërhiqet. Për këtë arsye, unë mendoj se votuesit duhet të dijnë se askush në BE, madje as në partinë evropiane të Gruevskit nuk e mbështet atë politikë. Votuesit duhet të dëgjojnë se kjo nuk është çështje e majtë apo e djathtë, por është çështje për demokraci. E di se është çështje e ndijshme për disa persona, por ne shohim paralelisht për atë nëse është e mundur zgjidhje e përbashkët. Por, në fund është e qartë, votuesit kanë zgjedhur dhe ata që janë mbledhur duhet të kenë mundësi”, theksoi Flekeshtajn.
Ndërkohë, eurodeputeti Eduard Kukan ka dënuar retorikën polarizuese nga disa vende të BE-sënga Ballkanit dhe ka porositur se edhe Unioni duhet t’i ofrojë diçka Ballkanit dhe jo vetëm të kërkojë nga ai.
Teuta Buçi /SHENJA/

