Lideri i LSDM-së Venko Filipçe, nuk do ju tregoj votuesëve të partisë së tij se kë të votojnë. Ai porosit votuesit e LSDM-së që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe vlerave që përfaqësojnë. Ndërsa shton se nuk e ka ndërmend të hyjë në asnjë konspiracion ose marrëveshjeje të fshehtë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Ne nuk do të ndërhyjmë, as nuk kemi dnërhyrë, në kalkulime ose në ndonjë marrëveshje të fshehtë. Çdo qytetarë, çdo anëtarë, çdo simpatizues ka të drejtë të plotë të vendos në pajtim me bindjen e tij, të votoj për kandidatin që ka vlera më të përafërta me idenë e socialdemokratëve, për udhëheqje të ndershme, për respekt, barazi dhe zhvillim”.
Gjithashtu ai kërkoi mbështetje maksimale për komunat ku LSDM ka kandidatë, në rrethin e dytë. Ai bëri thirrje për dalje masive në mënyrë që të vazhdoj të zvogëlohet numri i votave të VMRO-DPMNE-në.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Këto zgjedhje janë shancë që të tregohet se populli nuk blihet, nuk gënjehet dhe nuk mund të poshtërohet. Vlerësoj s duhet të vazhdoj trendi i uljës së mbështetjes së kësaj garniture qeveritare. VMRO-DPMNE ka humbur 140 000 vota vetëm për një vit, kjo është një sinjal i qartë se disponueshëmria opozitare po rritet”.
Filipçe theksoi se të dielën, më 2 nëntor, çdo votë mund të bëjë dallime të mëdha dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për pushtetin lokal që siç u shpreh do të jetë i hapur për ta dhe nevojat e tyre.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
 
		


