Gjyqësori me vite shkakton pakënaqësi te qytetarët, ka procedura shumë të ngadalta, dhe ka dyshime për ndikim të madh politik. Në vend që të zbatohen reformat reale që janë tashmë në tavolinë për herë të parë pas kaq shumë vitesh, do të ketë protesta, që është absurde dhe një politikë e paprecedentë, ka deklaruar sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pas paralamërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski i cila tha se, nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk dorëhiqen, do të ketë protesta masive të organizuar nga qytetarët. Filipçe shtoi se, nëse ka presione të tilla në të gjithë sistemin gjyqësor, besimi i qytetarëve nga 2% do të ulet në zero në periudhën e ardhshme.
Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së
“Qytetarët meritojnë të shohin reforma reale në gjyqësor dhe jo të përdoret mllefi i tyre që të përvetësojnë pushtein gjyqësor. Shfrytëzimi i mllefit të qytetarëve për të përvetësuar gjyqësorin, siç po bën VMRO DPMNE, është absolutisht e papranueshme dhe absolutisht jodemokratike. Kërcënimet e kryeministrit se drejtësia do të jetë çështje e popullit janë një mesazh se ai njeh drejtësi vetëm sipas standardeve të tij dhe se nuk dëshiron një gjyqësor më të mirë apo më të pavarur”
Filipçe më tej i bëri thirrje qeverisë që të ndalë presionet partiake dhe të zbatojë reforma reale të gjyqësorit.
Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së
“I bëj thirrje Qeverisë që të ndalojë presionet partiake, si ajo që bëri ndaj organeve të pavarura rregullatore. Me ndryshimin e ligjeve, ata ndryshuan anëtarët, siç po bëjnë tani me përfaqësuesit e Sindikatës dhe të gjyqësorit në tërësi, dhe përfundimisht të nisemi në rrugën e reformave reale. LSDM-ja jep përkrahje të plotë për këtë dhe këtë do ta demonstrojmë duke votuar në Kuvend për cilin do ligj nga Agjenda e Reformave”.
Kujtojmë se, më 11 mars, Kuvendi votoi interpelanca për punën e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi . Nisma u dorëzua nga shumica parlamentare, por anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra. Mickoski u bëri thirrje atyre që të respektojnë vendimin e deputetëve dhe të dorëhiqen sepse në të kundërtën, ai tha se do të nxitin protesta masive të qytetarëve.
Teuta Buçi /SHENJA/