Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ka kërkuar takim liderësh me kryeministrin, njëherit edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për të diskutuar për rrugën e integrimit europian të vendit. Filipçe thotë se Mickoski e ka refuzuar takimin ende pa ia shpjeguar në detaje.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Kur diskutojmë disa pika të rëndësishme që kërkojnë konsensus kombëtar ndërsa jetojmë në një shoqëri multinacionale dhe multikulturore, këto çështje duhet të trajtohen shumë seriozisht. Nëse është pezull çështja që komisioni historik mund të jetë pengesë në procesin e integrimit europian pas ndryshimeve kushtetuese ndërsa në protokollin 2 unë mendoj se kjo nuk është askund kusht, por përkundrazi, qeveritë e inkurajojnë punën e Komisionit Historik dhe të gjitha vendimet atje merren me konsensus. Besoj se duhet të ulemi dhe të flasim”.
Filipçe thotë se ishin shumë të qarta mesazhet nga kryetari i Këshillit Europian Antonio Koshta dhe komisionerja europiane Kaja Kallas se tani është koha që vendi ynë të arrijë Malin e Zi dhe Shqipërinë.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Ata po bëjnë hapa të mëdhenjë përpara dhe pritjet janë që brenda 2 deri në 3, maksimumi 4 vjetësh ata të jenë në prag të BE-së. Pra, së pari, në takim mund të diskutojmë atë moment të interpretimit të protokolleve”.
Nga VMRO-DPMNE të dielën thanë se nuk ka nevojë për takim liderësh.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/