
Muzeu i alfabetit shqip në Manastir, edhe pse është një institucion nacional, është njëri prej institucioneve që mbështetet më së paku nga Ministria e Kulturës, madje ky institucion edhe pse e ka emrin nacional është mbështetur shumë më pak se institucionet e nivelit lokal. Ministria e kulturës gjatë vitit 2017mbështet vetëm me 3 projekte muzeun e alfabetit shqip në Manastir.
Nëse krahason numrin e projekteve të muzeve të tjera me atë të muzeut të alfabetit shqip të Manastirit do të shihet se Muzeu i alfabetit shqip të Manastirit, jo vetëm që nuk mbështetet me numër të njëjtë projektesh me institucionet e tjera të nivelit qendror, por edhe Muzetë e niveleve lokale mbështeten shumë më shumë se ky muze që është i nivelit nacional.
Sa për ilustrim po përmendim vetëm disa prej tyte. Muzeu i Krushevës mbështetet me 14 projekte, Muzeu i Kumanovës me 11 projekte, Muzeu i Gjevgjelisë me 5 projekte, Muzeu “Dr Nikolla Nezllobinski” Strugë mbështetet financiarisht me 10 projekte. Enti për mbrojtjen e monumenteve të Manastirit me 18 projekte, ndërsa Muzeu arkeologjik me 22 projekte, ose shtatë-fish më shumë se Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir.
Që ironia të jetë akoma më e madhe institucionet e nivelit lokal janë shumë më të favorizuara se Muzeu i Alfabetit Shqip që është institucion nacional. Muzeu galeri i Kavadarit mbështetet me 10 projekte, ndërsa Muzeu i qytetit të Negotinës me 7 projekte, që janë disa fish më shumë se sa projektet që mbështetet Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir.
Ndërkaq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, gjatë prezantimit të programit vjetor u lavdërua për ndarje proporcionale të Buxhetit, madje edhe duke ia shtuar një projekt që nuk ekziston Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir.
Ndërkaq, për rikonstruimin e fasadës së Muzeut të Alfabetit Ministria nuk ka ndarë mjete.
Sipas Shehapit, rikonstruimi do të bëhet me mjete nga Fondet IPA.
Shehapi thotë se rikonstruimi do të përfundojë sivjet, madje ai premton edhe rregullimin e çështjes së pronësisë. Megjithatë tash e një dekadë të gjithë shqiptarët janë ngopur me premtime boshe të Ministrisë së Kulturës. /SHENJA/
Faktet demantojnë Shehapin, Muzeu i Alfabetit… by tvshenjaofficial