Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira, me periudha të shkurtra me diell, erë mesatare veriore, si dhe me kushte për reshje të shiut pritet të mbizotërojë gjatë ditës së nesërme. Kështu informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga ku thonë se në zonat malore do të ketë kushte edhe për reshje të kohë pas kohëshme të borës të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatar. Meteorologia Ivana Petroviq, informoi se edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm, ku do të fryjë erë mesatare veriore dhe temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 4 gradë, ndërkaq temperatura maksimale deri në 8 gradë celsius.
“Gjatë ditës së nesërme është parashikuar të fryejë erë mesatare veriore, nuk do të jetë e fortë sikur sot. Temperaturat e mëngjesit pritet të lëvizin nga zero deri në 7 gradë, ndërkaq temperaturat maksimale do të jenë të ngjajshme me ato të ditës së sotme dhe do të jenë me interval nga 6 deri në 14 gradë celsius”, tha meteorologia Ivana Petroviq.
Ajo ka shpjeguar se në Shkup, nesër pritet të ketë mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mbrëmjes janë të mundshme edhe reshje të dobëta dhe të kohëpaskohshme të shiut, në malet në rrethinë janë të mundshme edhe reshje të dobëta të borës.
Ulje të temperaturave të mëngjesit priten në ditët në vijim, ndërkaq temperaturat e ditës nuk do të ndryshojnë dukshëm.
“Në ditët në vijim, nga e hëna për shkak të masës së ftohtë atmosferike nga veriu, moti pritet të jetë me vransira të ndryshueshme mesatare me periudha tëshkurtëra me diell dhe me erë mesatare veriore. Temperaturat pritet nuk pritet të ndryshohen dukshëm, megjithatë temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, rrespektivisht deri në minus tre gradë celsius. Përsëri reshje lokale të dobëta të shiut dhe borës janë të mundshme edhe të marten”, theksoi Petroviq.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, paralajmërojnë rritje të temperaturave duke filuar prej ditës së premte dhe gjatë kohës së vikendit të ardhshëm.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Edhe nesër pritet mot i vranët by tvshenjaofficial