Një eksperiment i krijuar për të treguar se sa shpejt autoritetet në Rusi po shtypin lirinë e fjalës në mes të luftës në Ukrainë është kapur në kamera dhe rezultatet janë tronditëse.
Videoja fillon me protestuesen e vetmuar që pyet një kameraman duke filmuar në sheshin Manezhnaya: “A i përkrahni aktivistët?”, të cilit ai përgjigjet “po, sigurisht”.
Gruaja më pas deklaron: “Unë do të them vetëm “dy fjalë”, përpara se të shtojë me një buzëqeshje të vetëdijshme: “A do të më arrestojnë për këtë tani apo jo?” ndërsa ajo ngriti pankartën e saj të vogël.
‘Tashmë po të arrestojnë!‘, bërtiti kameramani, por policia e kapi gruan nga krahët dhe e kishte tërhequr ende pa mbaruar fjalën.
Shpejtësia me të cilën policia vuri në shënjestër protestuesen dhe e largoi atë nga vendi i ngjarjes ishte marramendëse, por momenti më i rëndësishëm i videos erdhi më vonë. Por pikërisht kur gruaja përgatitej të deklaronte mbështetjen e saj për luftën e Putinit, tre policë u kthyen në shesh dhe e kapën nga krahët para se ajo të mund të thoshte më shumë se dy fjalë.