Sa i përket sulmeve hibride që janë duke u intensifikuar së fundmi dhe formulimeve të opozitës që vazhdimisht krijojnë një ndjenjë pakënaqësie te qytetarët, sipas profesor Nikolla Dujovskit, qëllimi i opozitës dhe atyre që bëjnë thirrje për vendosjen e bombave është pikërisht krijimi i një imazh ndryshe në shoqëri, për të krijuar frikë dhe panik dhe për të patur disponim të keq ndaj politikave të përgjithshme të qeverisë.
“Por pavarësisht gjithçkaje, situata e sigurisë në vend është stabile. Sipas të gjitha raporteve vendore dhe evropiane, Maqedonia është vendi më i sigurt nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë po flas për sigurinë e përgjithshme. Por në fushën e kërcënimeve hibride me të cilat po përballemi, jemi përballë një sfide serioze. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe dalëngadalë po merr përmasa serioze. Javën e kaluar, për herë të parë, ne patëm alarme për bomba të vendosura në objekte jetike në qendrat tregtare, dhe jo vetëm në shkolla. Sistemi ynë bankar u sulmua. Tre-katër orë mosfunksionim i BPRM-së do të thotë shumë”, thotë profesor Dujovski në një intervistë për Frontline.mk.
Dujovski konfirmon se jemi pjesë e një lufte hibride globale në të cilën nuk jemi as vendi i parë e as i fundit dhe ne si anëtari më i ri i NATO-s ende po i ndërtojmë kapacitetet tona të reagimit./Lajmi në koment