Ndarja e shoqërisë në të gjitha nivelet mund të jetë shumë e rrezikshme. Kështu ka deklaruar profesori universitar Dejan Donev, gjatë intervistës për REL. Ai ka thënë se ajo mund të jetë e rrezikshme për arsye se bëhet fjalë për ndarje dhe jo për kohezion. Sipas tij, ideja e jetës njerëzore është që të jetoj së bashku jo ndaras. Ajo është krijesë sociale e cila duhet të ketë me kë të komunikoj, kështu që ajo formë e ndarjes, ka theksuar Donev, e cila aktualisht ndjehet gjithandej dhe në raport me secilin, është punë e rrezikshme.
“Në çdo rast ndarja e tillë tregon një gjë shumë të tmerrshme. Ajo është pasojë e diçkaje, ndërsa ne duhet t’i kërkojmë arsyet. Ku është mangësia e gjithë kësaj? Ne jemi shoqëri në të cilën në mënyrë paradoksale para 25 viteve jemi rrahur që të jemi të pavarur dhe çfarë tani me këtë? Pasi që nuk e dini se çfarë është liria, ju faktikisht braktisni një sistem të vlerave, ndërsa nuk vini me të ri. Ndarja është drejtpërdrejt rezultat i mungesës së asaj shkalle aksiomologjike, cila para cilës vlerë, cila është themelore ndërsa cila në krye”, tha profesori universitar, Dejan Donev.
Duke folur mbi gjuhën e urrejtës, Donev ka thënë se pasojat e saj janë shumë të tmerrshme, jo vetëm për individin por edhe për gjithë shoqërinë.
Sinkron: DejanDonev, ProfesorUniversitar
“Jemi bërë jotolerant, ndërsa mundeshim dhe ishim shumë tolerant. Nëse Perëndimi 10 vitet e fundit na ka mbajtur leksione për shoqëri multietnike, neve kemi mundur më herët t’u mbajmë atyre. Sepse tek ne nuk është problem populli turk, serb, rom dhe të tjerët. Tek ne çdo herë është problem tek maqedonasit dhe shqiptarët. Dhe këtu çdoherë ngrohet ushqimi i mbrëmshëm. Por është koha të vetëdijesohemi se ajo nuk mund të funksionojë në atë mënyrë”, theksoi Donev.
Sipas tij, shoqërisë do i duhet më shumë se 10 vite që të rehabilitohet mentalisht nga ajo që po i ndodh tani.
Teuta Buçi /SHENJA/