“Është koha për një shtet ku do të lindin më shumë fëmijë, të rinjtë do të lidhin martesa, ndërsa ata që janë në mërgatë do të kthehen”, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën me temë “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”. Ai ka paralajmëruar tatime shtesë për të rinjët e pamartuar, masë për të cilën thotë se mund të jetë stimulim për shtimin e popullsisë. Mickoski duke folur për recesionin demografik tha se kjo është një krizë alarmuese e cila për vite të tëra është e pranishme në vendin tonë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Seriozisht mendojmë edhe për taksa shtesë për të pamartuarit dhe të pamartuarat. Nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta. Dhe nuk ka asgjë më të dhimbshme se kjo që sot shteti ynë po zbrazet në heshtje. Por po ashtu nuk ka asgjë më të guximshme se një popull që zgjohet. Është koha, është koha për ardhmërinë. Është koha për një shtet, ku do të lindin më shumë fëmijë, ky është imperativi ynë kryesor, më shumë të rinjë të martohen dhe të lindin më shumë fëmijë, ndërsa ata që janë shpërngulur të kthehen. Sepse vetëm kështu do të jetojmë me më shumë zemër”.
Ministri I politikës sociale, demografisë dhe të rinjëve Fatmir Limani tha se ndër masat kryesore që i planifikon qeveria lidhur me demografinë janë ndërtimi i çerdheve si problem shumë i madh, vende të reja pune, rritja e ndihmës së njëhershme financiare për fëmijën e 1 apo të 2 etj.
FATMIR LIMANI, MINISTËR I POLITIKËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE TË RINJVE
“Një proces që nuk paraqet sfidë vetëm për shtetin tonë por edhe për një pjesë të madhe të vendeve të BE-së dhe të botës në përgjithësi. Këto sfida kërkojnë një përgjigjje të përbashkët dhe të koordinuar në gjithë shoqërinë, prandaj sot fillojmë procesin konsrtuktiv për ndërtimin e qëndrueshmërisë demografike të vendit tonë . Rimëkëmbja demografike duhet të jetë gjithpërshirëse, të përfshijë aspektet populluese, migratore, familjare dhe të strehimit ekonomik, social tatimor dhe rajonal”.
Koordinatori nacional për demografinë, të rinjtë dhe burimet njerëzore, Vlladimir Gjorçev tha se qeveria po planifikon masa në periudhën 4 vjeçare të cilat do të shërbejnë si motiv për shtimin e popullsisë.
VLLADIMIR GJORÇEV, KORDINATOR NACIONAL PËR DEMOGRAFINË, TË RINJTË DHE BURIMET NJERËZORE
“Për ardhmërinë e një vendi janë të rëndësishëm të gjithë faktorët si energjetika, pasuritë natyrore, infrastruktura por gjithçka është e kotë nëse nuk kanë njerëz, ndërkaq në shumë vende të botës popullsia është problematike prandaj ndër prioritetet e qeverisë demografia është kryesore dhe në vazhdim do të prezentojmë masa të rëndësishme lidhur me këtë fushë”.
Sipas të dhënave që u shpalosën në ngjarjen e sotme: Në vitin 2024, kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 personam, kjo është një rënie natyrore prej 4.140 njerëz për vetëm një vit. Në katër vitet e fundit vendi ka humbur më shumë se 33.000 banorë, norma e natalitetit ka rënë nga 12,5 ‰ në vitin 2010 dhe në 8,8‰ në vitin 2024 si dhe në shumë komuna dhe fshatra tashmë nuk ka as klasa të para.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/