Dhjetëra kamionë kanë mbetur të bllokuar në vijën kufitare Tabanocë. Reshjet e mëdha të borës dhe rruga e rrëshqitshme kanë bërë që të krijohet një kolonë e gjatë e kamionëve në këtë vijë kufitare.
Rruga nuk është pastruar pothuajse aspak nga ana e autoriteteve kompetente, ndërsa puna e cila po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar në këtë pikë kufitare, thonë disa shofer ka bërë që të krijohet kjo kolonë. Ata tashmë disa orë kanë mbetur në këtë kolonë. Ndryshe, kolona sa vjen e shtohet.