Nisma madhore rajonale, Java e Ekonomisë Rrethore e Ballkanit Perëndimor, ka nisur sot, më 22 maj, me aktivitete në të gjithë rajonin nën moton “Partneriteti për Qarkullim”. Nisma zbatohet nga rrjeti rajonal LogEx, një rrjet prej më shumë se dhjetë organizatash të rëndësishme të shoqërisë civile, ekspertë dhe biznese në të gjithë rajonin. Rrjeti LogEx u krijua me iniciativën e organizatës së shquar think-tank Balkan Forum nga Kosova, me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.
CIVIL mbajti një prezantim online në qendrën e tij për shtyp, ku prezantoi detajet e aktiviteteve të organizuara në Maqedoninë e Veriut, si dhe në mbarë rajonin./Lajmi i plotë.