Deponitë vazhdojnë të ngufasin komunën e Tetovës, ndërsa kjo ndodh në çdo hapësirë të mundshme. Në hyrje të këtij qyteti, tanimë mirëseardhjen e parë ta bëjnë mbeturinat mbi urën e cila ndodhet para vendit të quajtur Monopol. Për përhapjen e deponisë, shqetësim kanë ngritur nga Organizata joqeveritare Eco Guerilla. Arianit Xhaferi deklaroi se kjo deponi e sapokrijuar kërcënon qytetarët e Tetovës.
“Në afërsi të këtij vendi ku jemi ne, këtu mbrapa kemi një furrë të bukës, nga an tjetër kemi çerdhen e fëmijëve, andej është tregu i frutave dhe perimeve. Do të thotë qytetarët e Tetovës ushqehet nga kjo zonë dhe insekte të ndryshme dhe shpezë të ndryshme mmbartin sëmundje të ndrysme nga këto mbeturinat tek frutat në tregun e vgjelbërt dhe ndosht a edhe tek buka që e shfrytëzojmë çdo ditë”, tha Arianit Xhaferri nga Eco Guerila.
Arianit Xhaferi thotë se qytetarët e Tetovës turpërohen me këtë pamje e cila i pret mysafirët në Tetovë. Ai thotë se para një jave i kanë njoftuar autoritetet e Komunës që ti largojnë, por ende nuk është ndërmarrë asgjë konkrete.
“Siç thatë pamjet flasin vetë ndërkohë që ne akoma presim që ndërmarrja publike komunale dhe Komuna e Tetovës do i mbahen zotimeve se në fillim të prillit kjo do të fillojë të pastrohet ploptësisht dhe këtu më nuk do të ketë deponi. Na ka mbetur të presim edhe më pakë se një javë për të parë nëse kjo do të ndodh ose jo”, theksoi Xhaferri.
Nga Eco Guerilla, Xhaferi thotë se kanë informata që këto mbeturina i kanë hedhur kompani private dhe kompani të cilat menaxhojnë mbeturinat në komunat rreth Tetovës.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Deponitë ilegale vazhdojnë të ngufasin Tetovën by tvshenjaofficial

