Në konferencën e sotme me temë, “Mbrojtja nga dhuna dhe diskriminimi në arsim”, panelistë të ndryshëm nga institucionet shtetërore po ashtu edhe nga shoqëria civile,prezantuan rezultatet e hulumtimeve për gjendjen e arsimit në dy drejtime, nga diskriminimi,dhuna, shqetësimi dhe maltretimi e nxënësve nëpër shkolla.
Irena Cvetkoviq nga Koalicioni ‘Të drejtat shëndetësore të shoqërive të margjinalizuara’ njoftoi se synojnë gjetjen e një strategjie të përbashkët për tejkalim të kësaj situate.
“Qëllimi i kësaj konference është që të grumbulloj panelistë që në aspekte të ndryshme do të flasin për arsimin, sepse ne fuqishëm besojmë se arsimi duhet ta forcoj kulturën,respektin e të drejtave të njeriut…njerëz të cilët në aspekte të ndryshme i kanë analizuar nxënësit nëpër shkollat publike dhe si përfundim të dalim me një strategji të përbashkët për ndryshimin e këtyre rrethanave dhe gjendjes së tanishme në arsim”, tha Irena Cvetkoviq nga koalicioni ‘Të drejtat shëndetësore të shoqërive të margjinalizuara’.
Edhe panelistja Dragana Dërndarevska, nga Koalicioni ‘Të drejtat shëndetësore të shoqërive të margjinalizuara’ deklaroi që ata vazhdimisht punojnë në drejtim të ikjes nga përmbajtjet diskriminuese dhe gjuhës së urrejtjes nëpër shkolla.
“Tani një kohë të gjatë Koalicioni jonë merret me menjanimin e përmbajtjeve diskriminuese të nxënësve, të nxënësve të arsimit të lartë edhe pse kemi detektuar diskriminime dhe gjuhë të urrejtjes edhe nëpër shkollat fillore dhe të mesme”, tha Dërndarevska.
Ndërsa, profesori universitar Vlladimir Bavçev, mendon që literatura që përdoret nëpër shkolla duhet vazhdimisht të ndryshohet dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të lihet të vjetërohet.
“Duke u nisur nga ajo që pyetjen rreth definicioneve, ata lejojnë ndryshim të këtij sistemi qënë fakt do duhej qëarsimi ta mbuloj këtë pjesëdhe duke pasur parasysh se kishim një diskutim rreth vërejtjes së institucioneve përkatëse, sepse literatura nëpër shkollaështë e vjetëruar,reagimi ishte që në shkencat shoqërore nuk janë të fuqishëm të dedikuara dhe ato duhet të ndryshohen”, tha profesori universitar Vlladimir Bavçev.
Tema e sotme, shtuan ata, kishte për qëllim trajtimin e problemeve siç janë dhuna në procesin arsimor, përmes prezantimit të hulumtimeve relevante, masat dhe politikat të cilat përdoren nga institucionet përkatëse dhe organizatat qytetare si dhe dhënia e propozimeve për përmirësimin e gjendjes përmes bisedave koordinative të institucioneve me të rinjtë, gjegjësisht nxënësit.

