Prezencë e zgjeruar e korrupsionit, pengim i punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe kufizim i lirisë së mediave janë vetëm disa nga vërejtjet në raportin më të ri të Stejt Departamentit për gjendjen në Maqedoni.
Në raport, poashtu theksohet edhe se sistemin gjyqësor në Maqedoni e karakterizojnë përzierje politike, joefikasitet, favorizim të personave që janë mirë të pozicionuar, procese të prolonguara, shkelje të së drejtës në gjykime, si dhe se, në të gjitha sferat publike ka mangësi të mëdha.
“Janë paraqitur edhe malltretime fizike të të paraburgosurve dhe të burgosurve nga ana e policisë dhe rojet e burgut, kushte të këqija dhe mbingarkesa në disa nga burgjet dhe institucionet psikijatrike, shtyerje të qasjes deri tek ndihma juridike për të paraburgosurit dhe të akuzuarit, kufizim të së drejtës së romëve që ta braktisin vendin dhe të marrin shërbimet shëndetësore të garantuara me kushtetutë, veçanërisht shërbime gjinekologjike. Zvogëlim i parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të tregëtisë me njerëz, diskriminim I personave me aftësi të kufizuara, diskriminim institucional dhe social I romëve dhe etniciteteve të tjera që janë pakicë. ”, thuhet në Raportin e DASH.
Stejt Departamenti poashtu nënvizon se Qeveria ka marrë hapa të kufizuara në hetim, procedim dhe dënim të përfaqësuesve zyrtarë të cilët kanë bërë shkelje, duke përfshirë këtu edhe policët fajtorë për përdorim të tepruar të forcës, por mosndëshkimi vazhdon të jetë problem i përhapur.
“Kishte shembuj të rëndësishëm në arrestime dhe burgosje selektive në kohën e Revolucionit shumëngjyrësh, e cila filloi si përgjigje e vendimit të presidentit Ivanov për abolimin në 12 prill. Në fillim të protestave, policia arrest po pjesëmarrës për akte të dhunës dhe lëndim të policisë. Derisa në kontraprotestat në qytetin e Manastirit, të mbështetëseve të lëvizjes qytetare proqeveritare për mbrojtje të Maqedonisë (GDOM) rezultoi me akte të ngjajshme të dhunës dhe lëndimeve të policisë, ndërkaq nuk kishte raport për arrestime.”, qëndron më tej në Raport.
Në raport sqarohet më tej se më 13 prill, policia ka lënduar disa njerëz në kohën e arrestimeve të 13 studentëve mbështetës të Revolucionit shumëngjyrësh. Nga 13 të burgosurit, tre ishin dënuar në mënyrë formale, derisa 10 janë përballur me dënime për shkelje, thuhet në raport. Sipas të njejtit raport, pjesëmarrësit në kontraprotestën e GDOM-it kanë dëmtuar edhe pronë publike në Manastir, dhe kanë malltretuar policë dhe gazetarë. Megjithatë, asnjëri anëtar i GDOM, nuk ishte arrestuar.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
(VIDEO) DASH, kritika të ashpra për Maqedoninë by tvshenjaofficial