Më poshtë e gjeni demantin e plotë të kandidatit të VMRO-DPMNE, Darko Kostovski për kryetar komune në Butel:
Po lexoj se banditët e Velimir Smilevskit janë mjaft të emocionuar sepse banorët e Butelit po i mbyllin dyert, refuzojnë çdo kontakt me ta dhe nuk i japin përkrahje atyre që i kanë zhgënjyer një herë. Banorët e Butelit gjithashtu janë të zhgënjyer edhe me debaklin që Velimir përjetoi gjatë duelit televiziv, kështu që gjithçka që i mbeti atij janë lajmet e rreme dhe videot e montuara.
Para disa ditësh, Velimir dhe banditët e tij njoftuan se dega e Alternativës në Butel i ishte bashkuar atij si kandidat, por shumë shpejt Alternativa në Butel lajmin e mohoi me dekleratë zyrtare.
Velimir çdo ditë e më shumë po e humbet besimin tek maqedonasit, tek shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbët dhe tani në prani të pafuqisë dhe panikun e madh ata kanë montuar tinguj në një video që me shumë gjasa e kanë marë nga ndonjë grup tifozësh.
Me sa mbaj mend unë, kjo video është e vitit 2016, dhe nëse zëri është autentik, atëherë pse nuk e publikuan në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2016 ose në zgjedhjet lokale në vitin 2017, ose në ato presidenciale në vitin 2019 dhe ato parlamentare të vitit 2020?
A ka person normal në vend që do të besojë se një parti politike shumë e organizuar si VMRO-DPMNE do të këndojë diçka të ngjashme me këtë që u montua nga bandat e pafuqishme kriminale të Smilevskit?
Çfarë mund të pres tjetër, deri ku do të shkojë kjo çmenduria juaj?
E di që nuk do të ndaleni këtu, por kjo vetëm më motivon më shumë për të vazhduar më tej.
Kush dëshiron ti prishë marrëdhëniet ndëretnike në Butel?
Prandaj unë do t’i nderoj ata me videon e vërtetë, e pa montuar nga banditët e Smilevskit: dëgjojeni, ka dhe diçka për të mësuar.
Dhe në fund, ne do t’i mundim të gjithë së bashku. Populli, njerëzit e ndershëm, kundër banditët në pushtet!