Përderisa qyteti po ngulfatet nga mbeturinat,institucionet e vendit po ngrisin padi penale kundër Ndërmarjes Publike “Higjiena Komunale Shkup”. Komuna e Aerodromit dhe Qyteti i Shkupit kanë ngritur padi penale lidhur me punën e NP “Higjiena Komunale”. Nga komuna e Aerodromit njoftuan se kanë ngritur padi kundër kompanisë sepse mbeturinat në komunë nuk janë mbledhur që nga data 15 shtator.
KOMUNA E AERODROMIT
“Në disa lokacione në komunë, mbeturinat komunale nuk mblidhen nga kontenjerët dhe përreth kontejnerëve, gjë që rrezikon mjedisin, përkatësisht mjedisin në të cilin lëvizin njerëzit. Për shkak të mbledhjes jo në kohë të mbeturinave shtëpiake, ka rrjedhje të përditshme nga kontejnerët e mbeturinave, të cilat përhapin një erë të pakëndshme, dhe hapësira është gjithashtu e shëmtuar”.
Qyteti i Shkupit ka ngritur padi penale kundër Julijana Spiroskës, Kryetares së Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”. Në padi thuhet se në periudhën nga viti 2022 deri më sot, kompania vazhdimisht ka dështuar në kryerjen e veprimtarisë së saj kryesore, që është ruajtja e higjienës në zonën e qytetit.
QYTETI I SHKUPIT
“Në Prokurorinë Publike në Shkup është ngritur kallëzim penal kundër Julijana Spirovskës nga VMRO DPMNE, Kryetare e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike ‘Higjiena Komunale Shkup, për rrezikim të mjedisit jetësor, sepse për shkak të saj dhe pengesave të saj të motivuara politikisht, kompania ka qenë jofunksionale për më shumë se 3 vjet. Kjo nuk është vetëm çështje mbeturinash, kjo është çështje dinjiteti, shëndeti dhe e së ardhmes “.
Kontenjera të stërngarkuar me mbeturina, rrugë të mbushura me mbeturina, aromë jo e këndëshme dhe pamje e shëmtuar- kjo ka qenë pasqyra e qytetit të Shkupit javëve të fundit. Qytetarët shpesh janë ankuar se për shkak të interesave politike qytetarët po ballafaqohen me problematike të cilat janë jetike.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/