
Huamarrje e re për Maqedonisë. Nesër, Ministria e Financave do të merr një huamarrje të re përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Huamarrja do të bëhet nga kreditorët e brendshëm. Letra do të ketë normë interesi prej 2.1%, me vlerë prej 6.5 milionë euro, ndërkaq një ditë më vonë, më 18 janar, duhet të kthehet shuma e njëjtë për një borxh të vjetër. Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi tha qëkjo nuk është asgjë e re, kjo qeveri vazhdimisht merr borxhe të reja për të shlyer borxhe të vjetra.
“Realisht hapi i nesërm nuk është asgjë e re në vazhdimësinë të qasjes së qeverisë ekzistuese të krijimit të borxhit publik, pa shpjegim adekuat ose pa justifikim se për çfarë dhe si merren hua të ndryshme. Në fakt, borxhi nesër që do të merret po e them prapë nuk është risi për ekonominë e vendit për ne si Odë ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sepse është vetëm arritje e një borxhi paraprak. Fatkeqësia e kësaj është se ne nuk jemi shumë të informuar, sepse qeveria e mban sekret se borxhin që e shlyen me çfarë interesi ka qenë dhe borxhin që e merr me çfarë interesi e merr”, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi.
Ai më tej tha se Maqedonia dy vitet e fundit pëson rënie të ekonomisë dhe me këtë trend që po vazhdon tashmë prej kohës, që mirret hua për shlyerje të një borxhi tjetër, ekonomia e këtij vendi nuk ka kapacitet që ta përballoj një gjë të tillë.
“Ne në Maqedoni kemi një problem të tillë që, dy vitet e fundit kemi rënie në krahasim prej projeksionit të rritjes ekonomike. Ne projektojmë n 3.7 %rritje ekonomike, e mbarojmë vitin me 2 %, që është në ekonomi rënie prej projeksionit. Por ne nuk po tregojmë se po kemi kapacitet të zhvillimit të tillë ekonomik që ta përballon huamarrjen. Ky është problemi, në afate të mesme dhe të gjata ky trend është problematik sepse nuk mund ta mbash mbulimin e borxhit me borxh të ri publik, por duhet ta mbash me një zhvillim ekonomik të mirëfilltë”, theksoi Bytyqi.
Herën e fundit, qeveria mori 31.7 milionë euro hua. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankande.
Emine Ismaili /SHENJA/