Një qytet, por me dy borëra të ndarja. Jo vetëm për kushtet e jetesës, por tani më Çairi dallon edhe në pamje nga secila komunë tjetër e Shkupit. Vetëm në komunën e banuar me shumicë dërmuese shqiptarë ndarja e korsive në bulevardin qendror është bërë me bankina të betonit, me pamjen më të shëmtuar të mundshme dhe që nuk dallon nga rrethojat e zonave të luftës. Nga ana tjetër, në çdo komunë tjetër, lagje dhe bulevard, rrugët dhe korsitë ndahen me parqe, gjelbërim dhe dekorime të tjera urbane.
Jo vetëm në Aerodrom, por edhe në pjesët e tjera të kryeqytetit rregullat janë të njëjta. Kështu duket dhe në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Parqe, lule, bredha, dekorime atraktive janë ato që ndajnë rrugët dhe korsitë e bulevardit dhe jo vetëm. Këto janë pajisjet që të gjitha bashkë në Çair janë zëvendësuar me beton dhe me bankina të betonit.
Arben Zeqiri /SHENJA/