Mot i keq, i shoqëruar me vetëtima dhe me reshje breshëri kanë vërshuar fshatin Sllupçan. Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë kapluar të gjithë fshatin, kanë bllokuar disa rrugë, duke pamundësuar kështu edhe qarkullimin e banorëve.
Ata për televizionin Shenja thonë se breshëri ka filluar në orën 13:15 dhe ka vazhduar diku 15 minuta me intenzitet të madh dhe pastaj ka vazhduar shiu i vrullshëm deri në orën 14:00.
Banorët e fshatit njoftojnë se reshjet e sotme kanë prishur gati të gjitha të mbjellat e tyre dhe shprehin shqetësimin e tyre, sepse këtë vit bereqeti do të jetë më i pakët.
Reshjet e shiut në Sllupçan ende po vazhdojnë, por tani me intensitet më të vogël, ndërsa banorët thonë se janë strukur nëpër shtëpitë e tyre derisa moti i keq të qetësohet.
Emine Ismaili /SHENJA/
Breshër në Sllupçan, dëmtohen të mbjellat by tvshenjaofficial

