Ish shefi i DSK-së Sllobodan Bogoevski thotë se Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e kanë paditur për shpifje lidhur me “Magjar Telekomin” vetëm për të përfituar pikë politike dhe për të shpërlarë veten nga skandali i mitmarrjes. Bogoevski insiston që nuk ka bazë për atë për çfarë e akuzojnë pasi deklaratën e ka dhënë për Gjykatën e Nju Jorkut dhe kjo nuk është në kompetencë të gjykatave të Maqedonisë. Aq më tepër, se deklaratat e dhëna për gjykatat e SHBA-ve janë të mbrojtura dhe nuk guxon të përdoren ose keqpërdoren nga institucione të tjera. Bogoevski thotë se një aspekt tjetër që edhe më shumë e përforcon mbrojtjen e tyre është se askush nuk mund të paditet për deklaratë të dhënë në procedurë gjyqësore.
“Nuk mund të më padit dikush për deklaratë të dhënë në proces gjyqësor, ligji e menjanon këtë. Gjitha tentativat janë absurde. Nuk është me rëndësi se ku është dhënë deklarata, por ajo është një aspekt tjetër. Kësi lloj padish nuk lejohen dhe dënohen me legjislativën e Maqedonisë. Unë këtë e kuptoj si presion ndaj meje që të heq dorë nga deklarimi për Gjykatën e Nju Jorkut. Po tentojnë të arrijnë më shumë efekte. Të arsyetohen para elektoratit se ata janë të pafajshëm dhe të ndershëm, dhe të mbulojnë procedurë penale me procedurë civile për shpifje”, tha ish shef i DSK-së, Sllobodan Bogoevski.
Por avokatët e Ahmetit dhe Xhaferit në gjykatë pohonin se deklarata nuk është dhënë në ambasadë por në ndonjë zyrë noteri, dhe propozuan që personat që kanë qenë prezent kur është dhënë deklarat të vijnë dhe të tregojnë se ku është dhënë deklarata për tu vërtetuar nëse gjykatat e Maqedonisë kanë kompetencë për ta udhëhequr këtë lëndë.
Avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov ishte decid se Bogoevski deklaratën e ka dhënë në ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe se zyra e noterisë është shpikje e avokatëve dhe porositësve të tyre. Kërkuan që të sillet edhe deklarata origjinale e Bogoevskit e dhënë në gjykatë.
“Gjithçka që është thënë në ambasadën e SHBA-ve nuk i përket territorit të RM-së dhe prandaj kompetenca nuk mund ti përket gjyqësorit të Maqedonisë. Qëllimi i këtyre padive ishte me qëllime parazgjedhore për tu arsyetuar para elektoratit”, tha avokat i Bogoevskit, Valentin Zafirov.
Bogoevski paralajmëroi kundërpadi ndaj Xhaferit dhe Ahmetit në rast se nuk heqin dorë nga padia për shpifje.Bogoevski në Nju Jork ka deklaruar se ish kryeministri Vllado Buçkovski së bashku me Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin kanë marrë mito prej 7.5 milionë eurosh për të krijuar monopol për “Telekomin”. Dhe për këtë deklaratë që Ahmeti dhe Xhaferi e quajnë shpifje, i kërkojnë Bogoevskit dëshmpërblim prej 5.5 milionë denarësh. Në seancën e fundit Bogoevski dorëzoi një dokument të nënshkruar nga Komisioni Amerikan për letra me vlerë, i cili dokument, thekson se Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi janë personat që kanë marrë mito për rastin “Maxhar Telekom”. Më 7 maj është shqyrtimi përfundimtar i rastit “Magjar Telekom” në SHBA dhe do të kuptohet nëse Ahmeti dhe Xhaferi, dhe ish kryeministri Vllado Buçkovski, kanë marrë mito prej 7.5 milionë euro.
Bogoevski: Ahmeti dhe Xhaferi duan të lajnë veten by tvshenjaofficial