Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i “Alternativa”, Bekim Saliu. Me të do bashkëbisedojmë për reformat të cilat ndodhën në “Alternativa”, si funksionin koalicioni me Aleancën për Shqiptarët, si dhe për zgjedhjet lokale.
“Cikli i mashtrimeve blu u përmbull me genjeshten e madhe për “kryeministër shqiptar” dhe tani po shfaqet një koncept i gjelbërt i mashtrimeve të reja. Epizod i ri i mashtrimeve jeshile. Si përfundim mashtrimi është konstant ndërsa ngjyrat ndryshohen, që e bëjnë mashtrimin identitetin kryesor të BDI-së. Është për të ardhur keq që gjaku i kuq i dëshmorëve po përfundon në ngjyrë të gjelbër. Sidoqoftë, bota nuk përfundon aty. Ka parti shqiptare që ende e marrin seriozisht shqiptarin tonë dhe nuk sillen me fyerje ndaj kauzës shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, – ka deklaruar Saliu për Almakos.