Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i “Alternativa”, Bekim Saliu.
“Keqpërdoruesit e deritanishëm të Komunës së Çairit mbi të gjitha nuk duhet ti frikëson ndonjë emër i përveçëm por vetëdija për mashtrimët e bëra në disa cikle më radhë. Ata i frikëson: uzurpimi i hapësirave publike, betonizimi i çdo cepi të Çairit, dështimi në mirëmbajte të hapësirave publike, gjendja e mjerushme e rrugëve dhe rrugicave, shkatërrimi i shkollave dhe çerdheve, kaosi në komunikacion dhe mospasja e zgjidhjës për komunikacion, anashkalimi i esnafit të Çarshisë dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, partizimi i skajshëm i administratës në Komunë, keqpërdorimi i sportit dhe kapaaciteteve sportive për qëllime përsonale, ngulfatja e jetës kulturore si dhe shterjen e perspektivës dhe shtimin tejmasë të ndjenjës së pasigurisë së qytetarëve.
Sa i përket pyetjes suaj rreth fraksioneve dhe përçarjeve eventuale brenda BDI-së, kjo për ne nuk çon shumë peshë, e as që e lodhim mendjen se a ka ndarje dhe përçarje rreth tyre. Ata mund të çahen e përçahen, mund të ndahen e të bashkohen, por mos ta përçajnë popullin e mos ta përzënë rininë tonë. Fundja, përçarjet dhe bashkimet e tyre asnjëherë nuk kanë qenë për shkak të interesave të qytetarëve, por vetëm për shkak të interesave të caktuara klanore e biznesore. Fitorja jonë nuk mbështetet në përçarjen e tyre, por në punën tonë”, ka deklaruar Saliu për emisionin Target në Almakos.