Drejtësia” dhe “Ndikimi në Drejtësi” ka përplasur në mënyra deklarative Bashkimin Demokratik për Integrim dhe koalicioni VLEN. Nga opozitarja BDI deklarojnë se kapja e drejtësisë pranohet publikisht nga partnerët e qeverisë. Sipas tyre, shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës. Në një dalje televizive në një nga mediat proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion. Kjo nuk është një lapsus. Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit”.
Ndërkaq, nga koalicioni VLEN akuzojnë pikërisht BDI-në se është siç thonë, emëruesi kryesor i të gjitha ndikimeve në drejtësi.
VLEN
“Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur BDI qan për drejtësi. Mjaftojnë vetëm tri pyetje të shpejta: Kush e nisi fushatën mediatike kundër kryetares së Gjykatës Supreme? A ishte kjo fushatë për të siguruar që faljet e Gjorgje Ivanovit të vlejnë edhe për Nikolla Gruevskin? Kush i solli ndryshimet e turpshme në Kodin Penal? Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha, BDI është emëruesi i përbashkët i çdo vendimi të porositur në drejtësi”!
Po kjo BDI, shtojnë nga koalicioni VLEN, ka tentuar që t’ia shtronte qilimin e kuq Nikolla Gruevskit – në Shkup, ndërsa shtojnë se koha e tyre ka kaluar, pasi Shqiptarët sipas koalicionit VLEN, e kanë dhënë verdiktin.
Samir Mustafa /SHENJA/