Ndalimi i manipulimit të çmimeve në tregun e produkteve ushqimore përbën një nga sfidat kryesore ndaj të cilës Qeveria duhet të reagojë përmes mekanizmave rregullator dhe sanksioneve. Profesori universitar Abil Baush thekson se ky fenomen kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale, sidomos në një periudhë kur ekonomia po përballet me inflacion prej 2.9% dhe me nevojën për zbatimin e masave stabilizuese.
ABIL BAUSH, PROFESOR UNIVERSITAR
“Duke ditur prej përvojave që i kemi pasur me spekulimet e çmimeve bëhen tek kompanitë tona për fat të keq, dmth mund të ketë një far lloj rritje të çmimeve, por jo që vjen simbas asaj që ka impakte krize. Kjo krizë duhet të ketë një kontuinitet që të reagojë, por ama për këtë arsye, institucionet shtetërore duhet të jenë më vigjilent dhe do duhet edhe ti dënojnë këto akte të cilët bëhen në bazë të spekulimeve edhe duhet ta shohin, a duhet të marrin masa urgjente që çmimet të mos lëvizin”.
Sipas tij, tensionet gjeopolitike, si konflikti amerikano-izraelito-iranian, mund të ushtrojnë presion mbi tregjet ndërkombëtare, megjithatë, rritja e çmimit të naftës nuk duhet të transmetohet automatikisht në çmimet e produkteve ushqimore, pa një bazë reale në kostot e prodhimit dhe furnizimit..
ABIL BAUSH, PROFESOR UNIVERSITAR
“Do duhet patjetër të shifet se ku ka, dmth, cilat operator ekonomik e bëjnë këtë, pjesë të spekulimeve dhe të dënohet. Te pjesa e çmimeve të derivateve të naftës duhet me patjetër të verifikohet ose të zbatohet ligji, ajo është se secila kompani distributore duhet të ketë 60 ditë naftë rezervë duhet të ketë dhe distribuimi i produkteve duhet ta dijmë këtë punë se nuk bëhet brenda ditës, por bëhet në baza të planifikimeve të cilat i bëjnë kompanitë. Duhet të shihet se ku bëhet ky devijim, prej te prodhuesi deri tek konsumatori final dhe këto të dënohen me dënime më të ashpra, jo dënime që parashikohen tash”.
Për të parandaluar rritjen e çmimeve dhe manipulimin e tyre, kryeministri Hristian Mickoski ka realizuar takim me rrjetin e markeve më të mëdha në vend, po edhe ka paralajmëruar luftë të pakompromis ndaj atyre që dëmtojnë buxhetin e qytetarëve duke manipuliuar çmimet e produkteve ushqimore. Megjithatë, vlen të theksohet se brenda vetëm një jave në vendin tonë, me vendim të Komisionit Rregullator, çmimet e derivateve të naftës janë rritur për plot 21 denarë.
Mevludin Imeri /SHENJA/


